Është mbyllur çështja gjyqësore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, e regjistruar në datën 14 shkurt të vitit 2022. Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Flamur Kapllani çështja gjtyqësore mbyllet dhe ankimimi për këtë vendim mund të bëhet brenda 5 ditëve që nga publikimi i vendimit.

Gjithashtu një tjetër padi ndaj FSHF nga pala paditëse e përcaktuar si “Akademia Luftëtari”, po gjykohet nga gjykatësja Fida Osmani. Ndërkaq pala paditëse sërish ka dorëzuar një kërkesë për të hequr dorë nga kjo kërkesë padi.

Njoftimi i Plotë për mbylljen e çështjes p♪7r padinë e datës 14 shkurt:

Në datë 01.03.2022, gjyqtar z. Flamur Kapllani, me vendimin nr. 1054 ka vendosur:

1. Pushimin e gjykimit te çeshtjes civile nr. 10497, date regjistrimi 14.02.2022, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

2. Heqjen e mases se sigurimit te padise, vendosur nga kjo gjykate me vendimin Nr. 10497 Akti, date 21.02.2022.
3. Shpenzimet gjyqesore siç janë bërë.
4. Kundër këtij vendmi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Gjykatës.