Rritja e forcave ruse pranë kufirit ukrainas vazhdon me shpejtësi. Gjatë natës janë parë të shtohen “forcat” duke nisur nga nëndetëset dhe anijet në Detin e Zi, deri te raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi e deri te tanket. Gjithçka është me pamje. Mediet e huaja kanë vëzhguar videot e publikuara në media sociale të këtyre lëvizjeve.

Disa nga videot vijnë nga burime zyrtare; shumica janë nga TikTok ose YouTube. Ato janë duke u analizuar nga vëzhguesit në internet dhe shpesh plotësojnë imazhet satelitore.

Kolona afër Belgorodit

Këtu është një kolonë që lëviz pranë Belgorodit në Rusinë perëndimore, pikërisht përtej kufirit nga qyteti kryesor ukrainas i Kharkiv:

Ka shumë dëshmi të tjera të ngritjes ushtarake në rajonin e Belgorodit. CNN i lokalizoi këto video në fshatin Sereteno, rreth 15 milje (24 kilometra) nga kufiri. Ato tregojnë tanke që lëvizin nëpër zonë.

Këto video mund të gjenden në këtë vend:

Lëvizjet gjatë natës
Forcat ruse kanë lëvizur gjithashtu natën në zonë, me tanke.