Qyteti i Lezhës po vuan mungesën e energjisë elektrike mbrëmjen e sotme. Korrenspondentja e Klan News në Lezhë, Vera Deda thotë se shkak është bërë era e fortë që ka rrëzuar disa shtylla elektrike.

Kjo ka shkaktuar mungesë të energjisë në pjesën më të madhe të qytetit të Lezhës.

Në terren kanë dalë grupet e OSHEE-së për të riparuar dëme dhe për të rikthyer energjinë elektrike.