Ky që shihni në foto është Xhevahir Hoxha. Prej 5 muajsh ka ndërprerë komunikimin me të afërmit e tij të cilët jetojnë në fshatin Xhyrë të bashkisë së Librazhdit. Sipas asaj që pretendohet në këtë video Xhevahir Hoxha pohon se nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij.
Xhevahir HOXHA”“Kam 5 muaj, nuk më kanë dhënë rrogë.“Nuk kam telefon”. “U thuaj vëllezërve të vijnë dhe të më marrin se nuk më lë të iki, po më mban peng”.
Të afërmit e tij thonë prej 5 muajsh Xhevahiri ndodhet në Gostivar të Maqedonisë pasi punon si bari por që prej ditës kur ka ikur nuk ka komunikuar me familjen të cilët nga ana e tyre pretendojnë se Xhevahiri pengohet të kthehet në vendin tonë nga punëdhenësi I tij. Sipas të vëllait Alfredit ky I fundit nuk I ka dhenë pagë prej shumë kohësh ndaj kthimin në atdhe, I vetëm Xhevahiri nuk mund ta bëj.
Alfred Hoxha “Nuk di çfarë të bëj. Ka ikur në janar, tani është muaji i pestë, katër muaj. Nuk kemi komunikuar fare.”
Pavarësisht tentativës për të kontaktuar me punëdhënësit e Xhevahirit telefonatat nuk morën përgjigje.Familjarët kërkojnë që së paku dikush nga shteti fshqinj që ka mundësi të udhëtojë drejtë Gostivarit ti mundesojë një kontakt me Xhevahirin.