Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Gjergjin Laçin, i arrestuar me 6 nëntor në banesën e tij në zonën e 5 majit pasi mbante të ngujuar familjen e tij.

Pas testeve dhe ekspertizës mjeksorë togat e zeza kanë vendosur masën “mjekim i detyruar në spital”.Laçi u arrestua pasi prej 6 vitesh mbante të ngujuar në shtëpi bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Babai i tij deklaroi se i biri ka qenë i sëmurë me diabet dhe ka patur edhe probleme të shëndetit mendor prej kohësh. Kjo gjë kishte bërë që ai jo vetëm të mos punonte vetë, por dhe të mos lejonte askënd në shtëpi të punonte apo të dilte nga shtëpia.

Babai i të arrestuar tha se ishin familjarët që e ndihmonin Laçin me ushqime për të jetuar.

Nga ana tjetër motra e tij në atë kohë dëshmoi para gazetarëve se i vëllai nuk kishte as probleme mendore dhe as nuk i kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi.