Policia e shtetit është vënë në gatishmëri edhe sot, pasi PD ka njoftuar protestë para Parlamentit me nisjen e seancës plenare.

Bëhet me dije se forca të shumta policie, rreth 100 efetivë, por edhe  autobotë me ujë janë janë pozicionuar në gatishmëri të plotë pranë Kuvendit.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Kujtojmë që edhe të hënën pati përplasja të shumta në Kuvend, ku deputetët e PD të përjashtuar nga seanca për 10 ditë tentuan të futeshin në Kuvend dhe u përplasën me Gardën.

E teksa jashtë kishte protestë, brenda në Kuvedn kishte debate pasi disa deputetë të PD bllokuan foltoren, e të tjerë i binin bilbilit duke krijuar një kaos në seancë.