Ka garuar në Lojërat Olimpike të Tokios edhe atleti tjetër shqiptar, Izmir Smajlaj, i cili konkurroi në baterinë A në kërcim së gjati, por nuk ia doli të sigurojë kualifikimin për në finale.

Atleti shkodran kërceu 7.81 metra në provën e parë dhe 7.86 metra në të dytën, ndërsa në tentativën e tretë bëri faull, duke e mbyllur konkurrimin e tij në vendin e 9 në baterinë A dhe në vendin e 17 në renditjen e përgjithshme.

Performanca e Izmir Smajlajt në Tokio ishte më e mirë se ajo në Lojërat Olimpike të Rios katër vite më parë, ku nuk shkoi dot përtej 7.72 metrave, por ishte larg rekordit të tij personal prej 8.11 metrash.