Home BOTA Sanksionet/ Oligarkut rus banka i jep vetëm 2.500 paund: Me kaq “Unë...

Sanksionet/ Oligarkut rus banka i jep vetëm 2.500 paund: Me kaq “Unë nuk di si të jetoj

53

Pas sanksioneve që iu vendosën Rusisë, një prej miliarderëve u shpreh se nuk dinte si të jetonte me pak dollarë që i lejonte banka. Oligarku rus, i quajtur Mikhail Fridman ka një pasuri neto prej 10.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit së Miliarderëve të Bloomberg. Ai u sanksionua nga Bashkimi Evropian më 28 shkurt dhe nga Britania e Madhe më 15 mars.

Që kur filloi pushtimi i Ukrainës, pasuria e Fridman ra me 4 miliardë dollarë, “Unë nuk di si të jetoj”, tha Fridman për Bloomberg. “Unë nuk e di. Unë me të vërtetë nuk e di.

Fridman, është bashkë themeluesi i një firmë investimesh nga Londra “LetterOne”  si dhe ish-anëtar i bordit të kompanisë bankare ruse, Alfa-Bank, Pas sanksioneve kartela e tij e fundit bankare në Mbretërinë e Bashkuar ishte ngrirë.

Fridman, i cili jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ka një kompensim prej 2,500 paund (3,300 dollarë) në muaj dhe duhet të aplikojë për një licencë për të shpenzuar para përpara se qeveria britanike të vendosë se sa e arsyeshme është kërkesa.