Home ELBASANI SOT VIDEO/LUFTA RUSI-UKRAINË DO TË NDIKOJË NË EKONOMINË BOTËRORE

VIDEO/LUFTA RUSI-UKRAINË DO TË NDIKOJË NË EKONOMINË BOTËRORE

42

 Qytetarët të shqetësuar

Lufta Rusi-Ukrainë pritet të japë ndikim në ekonominë botërore.

Rusia është gjithashtu eksportuesja më e madhe e grurit dhe misrit ku së bashku me Ukrainën ato mbulojnë 29% te nevojave të tregut global. Pavarësisht garantimit të furnizimit, konflikti do të sillte një rritje të pashmangshme të çmimit, që këtë vit po ndikohet edhe nga prodhimi i ulët dhe kriza energjetike, që ka rritur kostot.

Në Shqipëri kriza e fundit pritet të ndikojë negativisht vendin kryesisht në çmimet naftës dhe të drithërave por edhe çmimeve të produkteve të tjera.Një tjetër  rritje çmimesh do të ishte e papërballueshme për qytetarët e thjeshtë.

 Çmimi për ton i grurit u rrit dje me 5% brenda ditës në tregjet ndërkombëtare.

 Importuesit pohuan dje se kanalet e furnizimit me Rusinë u bllokuan sapo filloi lufta por gjithçka do të varet nga dinamika e zhvillimit të ngjarjeve në ditët në vijim dhe se si do vijojë konflikti.

Rusia është furnizuesi më i madh në botë i grurit dhe, së bashku me Ukrainën, përbën gati një të katërtën e totalit të eksporteve globale. Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021.