Gjatë spektaklit të sotëm, tre finalistët Luiz, Dea, Efi kanë folur  më shumë për faktin se si marrëdhënia e tyre ka ndryshuar nga nisja e këtij edicioni e deri në këtë finale.

Me anë të një klipi ata panë se si ngjarjet kanë rrjedhur gjatë këtyre 133 ditëve qëndrim së bashku.

Luizi, i pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se kë do të zgjidhte mes Efit dhe Deas si fituese nëse do të ishte jashtë,  tha se do të zgjidhte  Efin.

Luiz: Efi ka dhënë shumë më shumë se kushdo tjetër, pavarësisht se ka pasur 50 ditë shkëputje. Unë do të zgjidhja Efin.

Unë pashë tipare të ngjashme me Efin dhe babin e saj, dua ti them Efit më fal dhe nënës së saj gjithashtu. Ishte fjalët  e gabuara ato që i kam thënë Efit. Jam shumë i lumtur që ajo është në finale.