Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në ambientet e një kompanie në Lushnje.
Mësohet nga informacionet paraprake se ka persona të plagosur.
Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi. Forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.
Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.
