Presidenti francez, Emmanuel Macron pas nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike dhe bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, u shpreh se Evropa duhet të bashkohet dhe të vazhdojë të jetë një superfuqi.

Ai tha se Evropa nuk mund të lërë vendet e Ballkanit jashtë saj, pasi ky afrim është në interes të të gjithëve. Ai u shpreh se Shqipëria në këtë proces nuk po merr asnjë dhuratë, por procesi integrues është një zgjedhje gjeopolitike me interes të përbashkët.

“ Nga Franca, ky ribashkim evropian është një bashkim për re, sepse kush mund të falet për Evropën si fuqi nëse ne lëmë në mes të Evropës vende, që ndikohen nga fuqi që duan shkatërrimin e Europës. Nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, procesi i zgjerimit, është mirë për ju, dhe mirë për ne, Reshte një zgjedhje gjeopolitike, e mirë për ju dhe për ne dhe për të çuar përpara reformat. Këtë rrugë ju do ta kryeni, detyrë jonë është t’ju shporojmë me respekt. Ne jetojmë në kohë pasionesh, ku nëse përballë realiteti, kemi një Evropës kapitull pas kapitull, nuk do ndërtojmë asgjë.  Unë jam mes jush, që epoka që po hapet, ju keni një rol të rëndësishëm,, është ribashkimi i Evropës sonë, që nënkupton zgjidhjen e konflikteve në rajon. Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës, gjë që duhet të na çojë të zgjidhim disa mosmarrëveshjet që na shqetësojnë.  Dua t’ju falënderoj për miqësinë dhe mikpritjen, por edhe për forcën e ëndrrës Evropiane”, tha ai.