Kjo natyrë me këto pamje, do të tërhiqnin këdo që i shikon, për t’i vizituar dhe shijuar nga afër. Por për të mbërritur deri këtu nuk është e lehtë.

Autoritetet lokale janë kujdesuar që të rendisin 40 destinacione natyrore dhe monumente midis të cilave dhe banesa ku ka lindur poeti Andon Zako Çajupi. Por turistët, siç thonë edhe banorët e zonës, duhet të vijnë me kuaj, pasi rruga lë shumë për të dëshiruar.

Një tjetër banore tregon se çfarë ndodh me mjetin nëse do të shkosh nga Zagoria deri në Gjirokastër dhe në kthim.

Dhe ironia e fatit ka bërë që kjo krahinë, që kërkohet të vizitohet nga turistët të fillojë të braktiset nga banorët e zonës.

Do të mjaftonin disa kilometra asfalt, që kjo zonë të fillojë të prodhojë të ardhura për banorët e saj, ndërsa Qarkut të Gjirokastrës do t’i shtohej një tjetër atraksion natyror turistik.