Një koment i presidentit francez Emmanuel Macron se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër nuk është pritur mirë në Ukrainë, teksa vendi prej 24 shkurtit po përballet me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit.

Macron e përdori shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid, shkruan Sky News.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyes

Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha: “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas në 2014. Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet e Ukrainës në shkurt.”

“Vëllezërit nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre”, shtoi ai.