Ten Hag me shumë mundësi do të jetë trajner i Manchester United. Mirror ka publikuar edhe planin që kanë në mendje drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Teknikut të njohur do t’i ofrohet një projekt 5 vjeccar. Në 2 vitet e para, ekipi do jetë në ndërtim e sipër dhe sigurimi i trofeve nuk është i domosdoshëm. Më pas, skuadra duhet të rikthehet kompetitive në vitin e 3-të.

Gjithashtu, vëmendja do jetë edhe te shqyrtimi i kontratave. Cristiano Ronaldo, Rashford, Shaw, De Gea, Dalot dhe Matiç kanë marrëveshje deri në vitin 2023 me klubin dhe disa prej tyre mund të thonë lamtumirë.