Home SHOWBIZ Madonna,ka bërë thirrje në rrjete sociale që t’i jepet fund ‘pushtimit të...

Madonna,ka bërë thirrje në rrjete sociale që t’i jepet fund ‘pushtimit të pakuptimtë të Rusisë në Ukrainë’

12

Këngëtarja ka postuar një video, remiksin e këngës së saj “Sorry” të publikuar në vitin 2009, me anë të së cilës tha se ‘lufta duhet të ndalet.

“Putini ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi Madonna. “Ne ju mbështesim president Zelensky! Lutemi për ju dhe vendin tuaj”.

Videoja është krijuar nga Twitter dhe shpërndarë në faqen e ‘Rafa do cafe’, e më pas u ripostua nga Madonna.

Aty shfaqen video të këngëtares duke kërcyer bashkë me pamjet e shkatërrimit të Ukrainës, pas pushtimit nga Rusia.
Në video, fytyra e Adolf Hitlerit është modifikuar mbi Vladimir Putin.