Një aksident është shënuar paraditen e së martës në Kodër Rrëshen, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është batuar. Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre.

Ata janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e këtij aksidenti./abcnews.al