Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Arrameras të Fushë- Krujës.

Një makinë tip smart, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zeze.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banori i Larushkrut ndërsa shoferi është dërguar tek Trauma në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit, mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në rrugë.

/Abcnews.al/