Zbardhet aksidenti me një vdekje në Krane të Sarandës. Në automjetin që doli nga rruga udhëtonin 4 persona, por ka vdekur vetëm 32-vjeçari Klement Kristidhi i cili ishte emigrant në Gjermani dhe ishte kthyer pas 6 viteshNë automjet ka pasur dhe dy të plagosur të tjerë, kurse trupi i 32-vjeçarit është nxjerrë me vështirësi.Nga ana tjetër automjeti ishte në pronësi të vëllait të viktimës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmi i Fundit