Një aksident automobilistik është pasditen e kësaj të diele në Korçë, ku një auotomjet ka përplasur një të mitur me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop.

Shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë” thuhet në njoftimin e bluve të Korçës.

12-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.