Një 39 vjeçar me inicialet M.S,  përplasur ditën e sotme rreth 9:30 të mëngjesit një këmbësor në Kukës.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar individi me inicialet D. Xh.,  i cili është dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit,  automjeti tip “Daimler  Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç,  banues në Krumë, ka  përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh.,  i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të metejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.