Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur verifikimin e kallëzimit të ish drejtueses së Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ndaj anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjati pretendon se 3 anëtarët Genta Bungo, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj kanë shpërdoruar detyrën, pasi gjatë procesit të hetimit administrativ, nuk i kanë pranuar prova të paraqitura nga ana e ish magjistrates.

Kjo e fundit u shkarkua disa ditë më parë, si e papërshtatshme në dy kriteret për vazhdimin e detyrës.

Në përfundim të verifikimeve, SPAK do vendos nëse ka vepër penale apo jo.