Kylian Mbappe do të jetë një lojtar i Real Madrid në orët e ardhshme. Është “Marca” ajo që shkruan lajmin e bujshëm duke cituar burimet nga të dyja klubet dhe sipas gazetës spanjolle, pavarësisht fjalëve dhe deklaratave të fundit, Mbappe të Premten do të jetë një lojtar galaktik.

Oferta e fundit nga “los blancos”, prej 170 milionë eurosh plus 10 mln të tjera bonuse do të pranohet nga drejtuesit e klubit francez, pasi të kenë verifikuar se zgjidhja e vetme e situatës është mbyllja e operacionit duke parë dhe vendimin e fortë të sulmuesit për të veshur fanellën e Real Madrid.

Njoftimi për akordin mes palëve mund të bëhet të Premten dhe kampioni francez do të kalojë në kryeqytetin e Spanjës para se t’i bashkohet grumbullimit të kombëtares së tij për ndeshjen kundër Bosnjës të mërkurën e ardhshme, shkruan Ora News.

Mbappe vijon të stërvitet me PSG në pritje të komunikimit zyrtar nga të dy klubet dhe nëse kalimi i tij në Madrid nuk njoftohet këtë të Premte, me shumë mundësi sulmuesi nuk do të grumbullohet me Reims për ndeshjen e së Dielës në Ligue 1.

ora tv