Mariah Carey u dha fansave pikërisht atë që u duhej këtë sezon festash me një këngë tjetër festive të quajtur “Fall in Love at Christmas” me Khalid dhe Kirk Franklin.

Por në gjithë këtë atmosferë festive, një detaj i ëmbël ka kaluar pa u vënë re nga klipi i këngës. Fëmijët binjakët të këngëtares 52-vjecare Moroccan dhe Monroe, 10 vjeç, u shfaqën në videoklipin, i cili u publikua të enjten. Maraiah shihet teksa përqafon dy fëmijët e saj, në një divan pranë një peme të Krishtlindjes.

Moroccan kishte veshur një bluzë me imazhin e nënëns së tij Mariah në një formë të animuar të saj me veshje për Krishtlindje. Qenushi i familjes Carey u shfaq gjithashtu në video në disa momente të lumtura të familjes.

Kënga dhe videoklipi i festës përfshin Mariah me një fustan të artë teksa këndon jashtë në dëborë.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë në një martesë me Nik Cannon. Ata u takuan ndërsa këndonin këngën e saj Bye Bye në Antigua dhe u martuan më 30 prill 2008 në Bahamas. Ish-çifti mirëpritën binjakët e tyre në përvjetorin e tyre të tretë të martesës – 30 Prill 2011, duke i vënë emrin Monroe, frymëzuar Marilyn Monroe dhe Moroccan, frymëzuar nga një dhomë në apartamentin e Mariah ku Nick i kishte propozuar asaj.