EA përdor në Fifa “card packs” për të mbledhur lojëtarë në modalitetin Ultimate Team, dhe shefi ekzekutiv Andrew Wilson u tregoi investitorëve se ai beson që përdoruesit e Fifa do të kishin shumë dëshirë që të blinin NFT nga kjo lojë.

“Ata kërkojnë përfshirjen e më tepër modaliteteve në lojë, të cilat shkojnë përtej futbollit 11-kundër-11. Lojëtarët kërkojnë më tepër eksperienca jashtë lojërave, si NFT, dhe i kërkojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur.” tha Wilson.

Mirëpo ai shtoi se kompania duhet të tregohet shumë e kujdesshme me implementimin e kësaj forme arti, pasi idetë për NFT janë ende në fazë fillestare.

Përfshirja e NFT në botën gaming shpesh herë është prezantuar si një ide e quajtur “play to earn”, të cilat bazohen në idenë se sendet unike dixhitale do të rrisin vlerën e tyre me kalimin e kohës dhe do të mund të shiten për të krijuar një përfitim.

Platforma Steam ka vendosur që të dënojë përfshirjen e lojërave të bazuar në NFT në platformën e saj, ndërkoë që rivali i saj Epic nuk ka marrë asnjë masë ende. Disa zhvillues lojërash besojnë se kjo është një ide e keqe për botën e lojërave, mirëpo disa studio të tjera, si Ubisoft, po e pëlqejnë këtë ide.