Presidenti i Nintendo, Shuntaro Furukawa, ka zbuluar se Super Mario Kart ka luajtur një rol të madh në vendimin tim për t’iu bashkuar kompanisë më herët gjatë jetës së tij.

Në një intervistë për Nikkei, Furukawa foli rreth historisë së tij me Nintendo dhe se si ai nisi të punonte për firmën Kyoto. Ai pranon se dhe pse përdorte një Super Famicom në vitet 90, ai ishte më i tërhequr nga titujt e palës së tretë se sa ato që prodhoheshin nga Nintendo, deri në momentin që një mik i rekomandoi një lojë me gara.

Ishte tërësisht një rastësi regjistrimi im në testin e punësimit në Nintendo. Kur unë isha në universitet isha më i interesuar rreth lojërave të palëve të treta, si Super Batter Up, deri në momentin që një student në klubin e tenisit më tha: ‘Duhet ta luash këtë lojë.’ Loja që më rekomandoi ishte Super Mario Kart 1992. Kjo ishte hera e parë që unë luaja një lojë Nintendo pas shumë kohësh.” tregoi Furukawa.

Më pas ai shtoi se ky ishte momenti që e bëri atë të kërkonte të praktikohej në këtë kompani.

Furukawa punoi si një kontabilist në Nintendo Europe për një dekadë para se të rritej në rangun e nivelit ekzekutiv. Ai u ngrit në detyrë si nëj menaxher i përgjithshëm në Departamentin e Planifikimit të Korporatës në 2015, dhe më pas iu bashkua bordit të Nintendo si Zyrtar Ekzekutiv Menaxhues në divizionin e Analziës dhe Administrimit të Korporatës vitin e ardhshëm.

Në 28 qershor të 2018 ai zëvëndësoi Tatsumi Kimishima si president i kompanisë.