Mbretëresha Elizabeth ka anuluar angazhimet e saj virtuale që ishin planifikuar për sot pasi ajo ende vuan nga simptoma të lehta për shkak të Covid-19, sipas medieve të huaja.

Ditën e diel u mësua se ajo ishte pozitive me Covid-19 megjithatë do të vazhdonte detyrat dhe takimet virtuale në Kështjellën Windsor, ku ajo është duke u izoluar.

Megjithatë, këtë mëngjes, një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha:

“Meqenëse mbretëresha ende po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, ajo ka vendosur të mos ndërmarrë angazhimet e saj virtuale të planifikuara sot’.

Elizabeth ka marrë të treja dozat e vakisnës. Dozën e parë e mori në janar të vitit 2021, të dytën në mars dhe dozën e tretë në muajin tetor.