Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi kryen mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, duke përfituar 4 milionë euro.

Bëhet fjalë për 32 vjeçarin Alban Sinanaj banues në Vlorë dhe 42 vjeçarin Shkelzen Sinanaj, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Double click”. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve.