Të ftuar në studio e lajmeve të RTV Ora dhe Ora Neës moderator Blendi Fevziu dhe Koordinatori I Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj  kanë ndarë të njejtin mendin mbi situatën politike që po kalon vendi ynë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Murataj është shprehur se se për të koalicioni opozitar është i logjikshëm, ndërkohë që shton se LSI dhe PD kandidojnë të ndara për të maksimizuar votën.

Erion Murataj:” Përsa i përket koalicionit me LSI, mendoj që është një marrëveshje pa fuqi prapavepruese, sepse janë dy forca politike që garojnë të ndara. Në një koalicion parazgjedhor që do të ishte e marrëveshje e ngjashme me atë që kishim me forcat e tjera politike, mendoj që do të maksimizonte votën. Kanë zgjedhur rrugën e tyre të dyja forcat politike për të shkuar të ndara me disa kalkulime që personalisht nuk më rezultojnë ashtu siç i kanë thënë”.

Për gazetarin Blendi Fevziun, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të balancuara që pas atyre të vitit 2009.

Ai shtoi se këto zgjedhje nuk kanë frymë, duke marrë shembullin e atyre të 2005-ës, ku sipas tij, ziente i gjithë vendi. Ndërsa i etiketoi këto votime si një lojë shahu me partitë politike që po bëjnë kalkulimet e tyre.

Fevziu u shpreh se, për momentin, më të organizuara në terren duken PS dhe LSI ndërsa shtoi se terreni më i mirë për opozitën është konsumimi 8-vjeçar i kësaj mazhorance.  

Blendi Fevziu: “Për mua të gjitha palët kanë terren. Së pari opozita ka terren shumë të përshtatshëm të 8 viteve qeverisje të kësaj mazhorance që janë një konsum i jashtëzakonshëm. Dhe asnjë mazhorancë deri më sot nuk ka arritur të marrë një mandat të tretë. Një mandat i tretë është i vështirë kudo në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja ka avantazhin e një fryme të madhe entuziazmi përballë saj, që duhej të ishte ngritur ndërkohë. Dhe ka avantazhin e një organizimi më të mirë që vjen nga qeverisja. Këtu janë balancat”.

Egnatia News