Rama:

Nga ana tjetër ne kemi bërë gjithçka kemi mundur jo gjithçka kemi dashur, meritoni më shumë dhe jo vetëm respektin e mirënjohjen tonë por të çdo shqiptari. Shqiptari duhet ta ndaj sakrificën tuaj nga sëkëlldia dhe neveria. Edhe pse s’kemi bërë gjithçka që kemi dashur ja kemi dal që të mos ndiheni vetëm. 3656 kanë përfituar qysh prej ditës së parë të luftës pagën 1000 euro që prej ditës së parë dhe do ta përfitojnë që në ditën e fundit. Bonusi do të vazhdojë për të gjithë ata që do vazhdojnë të punojnë. Kemi punësuar 464 punonjës në spitale për të përballuar luftën me armikun e padukshëm.

Nga ana tjetër gjatë 3 viteve të fundit paga është rritur me 57%. Akoma nuk janë aq sa duhen rrogat për ta, por akoma mjekët edhe këtu për të mos harruar nga u nisën si garanci që ne e dimë se ku duhet të shkojmë. Ishim nisur për herë të parë me 1250 dollarë për çdo mjek që do të kthehet nga jashtë dhe do të punojë në pandemi është moment për tju thënë atyre që janë infektuar nga burimet e dezinformimit. Për hir të vërtetës ne e gjetëm vendim në një moment absurd. Sot ne kemi 1700 mjekë të specializuar duke përmbushur kërkesën. Ne i dhamë fund historisë së punësimit të mjekëve sipas partive apo me ryshfet apo me rekomandim komshie., Sot janë 1234 mjekë dhe 3500 mjekë dhe infermierë që janë punësuar nga testimi kombëtar nga portal që është hapur enkas për ata që kanë merita. Shëndetësia.gov.al.

Sot kemi 4 spitale Covid me kapacitet 550 shtretër duke punuar për të pajisur me 1500 shtretër në spitalet rajonal ne ja kemi dalë. Jemi pajisur me aparatura të reja spitalet covid dhe në spitalet rajonale duke e rritur në mënyrë espotenciale duke rritur ….Nëse ju kujtohet se do të lëviznin njerëz se s’kemi respitartor ne sot disponojmë mbi 500 respiratorë dhe për shkak se administrohen mirë nga teknikët nuk kemi pasur nevojë të përdorim shumicën e aparaturave.

Kemi financuar trajtime ambulantore në banesat e të sëmurëve. Mbulojmë paketën e trajtimin duke vazhduar të rrisim kapacitetet. Ju kujtohet teste teste teste, sot kemi 4 laboratorë për testime nga një që kishim . Kemi testimin e shpejtë pranë çdo qendre shëndetësore. Janë rritur dhe është garantuar që 90 e të moshuar testohen dhe vendosen në izolim brenda 48 orësh. Vaksina është kryefjala dhe e panjohura ende shqetësuese për mua është zëro vaksina nga gripi . Në 2018 ne kemi vaksinuar falas mbi 368 mijë. Vaksinat që a kanë humbur sot edhe atë kohë të shkurtër legjitime të gjumit që jemi mësuar të bëjmë gjatë 8 viteve të fundit janë ende për tu siguruar. Ne kemi investuar te COVAX për marrjen e vaksinave.

Vendosëm të marrim rrugën të kalojmë oqeanin të trokasim në derën e kompanisë Pfizer për të siguruar vaksinën. Duke shtrirë dorën dhe duke lypur ne arritëm të fillojmë vaksinimin ndryshe nga vendet e tjera në rajon, të cilat sot e kësaj dite nuk kanë një datë për fillimin e vaksinimit. Një vend mori 4000 mijë vaksina nga nje mik dhe për ta ishte ditë feste, Për të gjithë ata që na përqeshën kur qëndronim me ministren e shëndetësisë dhe ministrin e Rindërtimit kur qëndronim dhe prisnim avionin. E lehtë të thuash, por sa e vështirë është, o zot sa e vështirë është të sigurosh këtë armë. Sidoqoftë sot vaksinimi i personelit shëndetësorë po shkon drejt fundit. Sot qeveria shqiptare ka siguruar vaksina nga dy kompani, COVAX dhe Pfizer.

Faxnews