Mbappe është në udhëkryq, të provojë një aventurë të re në Spanjë ose në Angli, apo të qëndrojë në PSG.

Mauricio Pochettino beson se Kylian Mbappe dhe Neymar do të vazhdojnë të qëndrojnë në Paris Saint-Germain

Derisa Neymar publikisht tha se është shumë i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë në PSG, Mbappe në anën tjetër ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Atë e duan Liverpooli dhe Real Madridit, derisa edhe PSG-ja, sipas Pochettinos, po bën gjithçka për ta mbajtur në Paris.

“Besoj se Neymari dhe Mbappe do të qëndrojnë, e ndjej, dhe do të qëndrojnë gjatë në PSG-“, tha Pochettino.

“Klubi është duke punuar shumë që t’i mbajmë që të dy. Ata janë të lumtur dhe po argëtohen”. /Gazeta Express/