Disa foto e video që dolë javën që shkoi, ku shiheshin dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, bashkë me njëri-tjetrin, morën vëmendjen e të gjithëve.

Por, kush i publikoi këto foto e video së pari?

Mbrëmë në “Për’puthen” është diskutuar për lidhjen e Beartit me Tean dhe ak.uzat e kësaj të fundit dhe Andit ndaj produksionit, duke thënë se produksioni i ka detyruar që të largoheshin si çift, pavarësisht se dinin për lidhjen e saj.

Gjatë diskutimit për fotot dhe videot që dolën, opinionistja Fatma Haxhialiu ka përmendur se ajo që i publikoi e para këto materiale ishte motra e Beartit, Idea, më pas fotot u shpërndanë në të gjitha rrjetet sociale.

Ndryshe, Tea dje ka folur për herë të parë për këtë rast, ajo e pranoi lidhjen me Beartin, por tha se nuk e ka tradhëtuar Andin.

Sipas saj, Andi dhe produksioni dinin që nga fillimi për lidhjen e saj me kosovarin./Express