Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit në një magazinë në pronësi të tij në Lushnje ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjeku i Spitalit të Traumës tha se deputeti është rigzaminuar dhe është futur në sallë, pas disa dëmtimeve në pjesën e barkut. Mjekët thanë se deputeti është në gjendje stabël dhe se ndërhyrja do të kërkojë kohë. Nga të dhënat, mësohet se deputeti ka politraumë.

“Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi.