Qeveria i hap rrugën miratimit të kontratës për dhënien me koncesion të aksit Thumanë-Kashar.

Ministrja e Transportit të Infrastukturës, Belinda Balluku tha sot se një vendim i miratuar tashmë i hap rrugë kontratës për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e këtij aksi rrugor.

Kostoja e kësaj rruge është përllogaritur të shkojë mbi 200 milionë euro, ndërsa gjatësia e saj është 21 kilometra. Koncesioni u anulua nga qeveria tre vite më parë, por konsorciumi apeloi vendimin, për të cilin gjykata i dha të drejtë.

“I hap rrugë miratimit të kontratës së koncesionit, për projektimin, mirëmbajtjen, ndërtimin, transferimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar. Kjo kontratë u anullua më parë, i jemi kthyer kësaj kontrate edhe pas një vendimi gjyqësor, pasi shkojmë në parametra të ri. Shteti nuk investon, investimi do të bëhet mbi parimin e koncesionit, konsorciumi do të investojë, do ta transferojë deri pas 35 vjetësh siç e parashikon ligji shqiptar. Është pjesë e Korridorit Blu, shpresojmë që t’i hapim të gjitha lotet”, bëri me dije ministrja Balluku.