Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë qindra viktima në Turqi dhe Siri.

Mediat turke bëjnë me dije se numri i viktimave në Turqi ka shkuar në 79, ndërsa në Siri, Ministria  e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani 237 kanë humbur jetën në të gjithë provincat e kontrolluara nga qeveria të Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.Më shumë se 600 persona janë lënduar. Ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet ndjeshëm.

Mënjehërë pas tërmetit shkatërrimtar, Turqi ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar. Kësaj thirrje i është përgjigjur SHBA, e cila është shprehur e gatshme për të ofruar ndihmën e saj.

“Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga raportet e katastrofës së tërmetit”, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka bërë thirrje ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë.