Tërmeti i fuqishëm ka goditur Gaziantepin në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë dhjetëra persona në Turqi dhe Siri.

Sipas raportit të fundit të autoriteteve turke, numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 76 në rajonet e Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Antiyaman dhe Malatya, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 440 në të njëjtat rajone. Ndërsa në Siri numri i të vdekurve ka shkuar në 111.

Pas tërmetit 7.7 Rihter janë regjistruar 42 pasgoditje, ku më i madhi është i rendit 6.6 Rihter. Nga tërmeti  shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për personat e mbijetuar nën rrënoja.

E teksa Turqi po përballet me orë dramatike, ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar.

Për shkak se qindara banesa janë shembur, qytetarët nuk mund të kthehen në godinat e tyre pasi vijojnë pasgoditjet, por janë strehuar në disa xhami.

Tërmeti i sotëm është më i forti i regjistruar në Turqi që nga ai i 17 gushtit 1999, i cili u mori jetën të paktën 17 mijë njerëzv