Risi vendosja e ndërlidhësve
Këshilli Vendor për sigurinë publike në Elbasan ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë takim ku morën pjesë aktorët kryesorë të cilët veçse janë pjesë e këshillit po ashtu mbajnë edhe poste drejtuese në disa nga institucionet kryesore të Elbasanit. Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh të cilat përbëjnë shqëtësim për komunitetin.
Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se tashmë çdo lagje në territorin e Bashkisë Elbasan do të ketë ndërlidhësat e vet të cilët do të mundësojnë identifikimin dhe adresimin e problematikave që shqetësojnë komunitetin e tyre.
Në total janë përzgjedhur 30 ndërlidhësa të cilët do të trajnohen nga Bashkia Elbasan në bashkëpunim edhe me aktorë të shoqërisë civile me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre për të qenë sa më efikas në përîmin e problematikave të komunitetit.
Ndër të tjera në mbledhje po ashtu u diskutua për prioritetet e të ardhmes ku fokus kryesor do të ketë për Hapjen e Programit Social të Strehimit duke i mundësuar të gjitha familjeve të reja apo të pastreha. Subvencioni me qera nga Bashkia e Strehezës së Emergjencës për gratë viktima të dhunës në familje etj.