Mbretëresha” e një karteli brazilian droge i ka mbijetuar një breshërie plumbash të qëlluar drejt saj në një tentativë eliminimi, teksa ishte në arrest shtëpie.

Camila Marodin e mbuluar me tatuazhe, është akuzuar për trafik droge, pastrim parash dhe ndërmarrje kriminale.

Ajo ishte liruar në arrest shtëpie dhe i ishte vendosur rrethi gjurmues në kavilje, por teksa kthehej në shtëpi nga dyqanet në qytetin Curitiba u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë e parkuar qe e priste.Por asnjë nga 20 plumbat e raportuar që u qëlluan ndaj Marodin nuk e goditën atë, megjithëse një mik i cili ndodhej me të në makinë u godit dhe u dërgua në spital.

Videoja tregon makinën e saj duke u afruar pranë shtëpisë dhe dyshja duke dalë jashtë – përpara se të fshihen ndërsa të shtënat fillojnë.

Përpjekja për të vrarë Marodin vjen pasi bashkëshorti i saj Ricardo Marodin u vra në festën e ditëlindjes së një prej fëmijëve të tyre në nëntor, disa ditë para se ajo të arrestohej, raporton the Sun.

Sipas medieve lokale, Camila Marodin u bë një nga drejtuesit e bandës pas ekzekutimit të tij.

Ajo ka mohuar të gjitha akuzat ndaj saj