Nuk ka fitues në derbin britanik mes Anglisë dhe Skocisë. Takimi përfundoi me shifrat 0-0, një takim që prodhoi raste për dy skuadrat.Fillimisht ishin skocezët që në minutën e 3′ provuan me Adams, por futbollisti nuk u tregua i saktë.

Në minutën e 11′ Stones për Anglinë kishte rastin më ideal për të kaluar në avantazh, por ishte shtylla që i mohoi golin mbrojtësit.Në minutën e 29′ Skocia provoi sërish, këtë herë me O’Donell,por portieri Pickford reagoi mirë.

Në pjesën e dytë ritmi bie, ndikuar edhe nga loja e Skocisë që mbrohet me fanatizëm dhe përdor kundërsulmet, por edhe mbrojtja e Anglisë u tregua e aftë të mbyllte manovrat e tyre.Skocia mban disi gjallë shpresat për një kualifikim,ndërsa Anglia do të kërkojë fitore ndaj Çekisë për ta mbyllur Grupin D në vendin e parë.

fax web