Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se është mbyllur procesi i zgjedhjeve për kryetar të PD në disa degë të vendit, ku sot u zhvilluan zgjedhjet.

Konkretisht, në Gjirokastër me 53% të votave kryetar u zgjodh Eris Shehaj. Ndërsa në Përmet, pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar u shpall Arson Lipe me 81 % të votave

Në degën e Tepelenës, kryetar u zgjodh Malo Sadikaj me 87% të votave dhe në Memaliaj Bujar Kapllani me 87.7% të votave.