Ish kryeministri, Sali Berisha: Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë përgjegjësitë pa asnjë diskutim I ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës e cila nuk priu për të ngjallur shpresën dhe besimin tek qytetarët shqiptarë. Kjo kohë merr fund, ju e patë një protest e thirrur në 48 orë. Herë tjetër do ketë program protestash dhe asgjë nuk do na pengojë pa bërë transparencë të pllotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin. Ballkani i Hapur është për krimin.

Cili do jetë drejtimi I PD atë e përcaktojnë anëtarët e saj, një gjë është e sigurt që sot PD është një shumicë e jashtëzkonshme grupacioni më i lië i kësaj toke, është revolucion i pandalshëm. Ngjarje të caktuar nxisin zhvillime të mëdha. Nuk them se ajo që thoni ju nuk ka patur një rol por kurrë këto transformime të jashtëzakonshme dy mujore të vendit nuk mund të jenë të lidhura me një problem personal.