Home AKTUALITET Mbyllja e shkollave, flet Ina Zhupa: Vendimet gjysmake bien në kurriz të...

Mbyllja e shkollave, flet Ina Zhupa: Vendimet gjysmake bien në kurriz të prindërve

31


l

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me vendimin e Ministres së Arsimit Evis Kushi, për të mbyllur shkollat për 3 ditë, pasi vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Zhupa shkruan se vendimet gjysmake të Ministres bien në kurriz të prindërve shqiptarë.Sipas zëdhënëses së PD, mbyllja e shkollave vë në vështirësi prindërit që punojnë, pasi nuk kanë me kë t’i lënë fëmijët.

Reagimi:

Vendimet gjysmake te ministres se arsimit bien në kurriz të prindërve shqiptar! Mbyllja e shkollave për mungesën e ngrohjes përveç se nxori në pah dështimin në krijimin e kushteve minimale si ngrohja në shkolla por ka vënë në vështirësi

Kur të dy prindërit janë në punë, lënia në shtëpi e fëmijëve pa shkuar në shkollë, i vë ata në vështirësi se kush do kujdeset për ta 3 ditë.

Vendime të tilla kur merren në raste të jashtëzakonshme duhet të shoqërohen me përgjegjshmërinë e vendimeve shoqëruese. Sic është nxjerrja e në vendimi nga qeveria që njëri nga prindërit të ketë mundësi të qëndroj në shtëpi