Gilberta Simoni ka zbuluar dje për herë të parë arsyen e ftohjes me Ilirin, me të cilin pati një afrimitet të madh gjatë puntatave të para të “Për’puthen +40”.

Konkurrentja, e cila është edhe mësuese, ka rrëfyer një arsye të fortë që fshihet pas vendimit të saj për të mos e ftuar më në takime Ilirin, me të clin dukej se kishte shumë kimi.

Gilberta tha se ka është shantazhuar dhe kërcënuar nga një ish-konkurrent i “Për’puthen”, por Iliri nuk i doli në krah që ta mbështeste, prandaj vendosi të distancohet prej tij.

Kam marrë kërcënime nga adresa e Naunit. Thoshte që ishte adresë false dhe kishte nxjerrë një status që kemi pasur një lidhje intime jashtë emisionit dhe këtë e kanë deklaruar Çimi dhe Luljeta.

Më kanë qëndruar pranë Çimi dhe Samiu atë natë më ka ardhur kërcënimi dhe thoshte ‘shihe ç’do të bëj unë tani’ dhe jam ndjerë keq se ishte diçka e ulët, prej adoleshentësh, por në moshën tonë të rëndon.

Unë jam mësuese, kam nxënës dhe nuk është normale që të shantazhojnë. Nuk mund t’i lejojë tjetrit të flasë për mua, të vërteta apo jo.

Prindërit e nxënësve nuk u ndikuan se më njohin, por nuk më pëlqejnë këto shantazhe. Iliri nuk më qëndroi pranë dhe në atë moment zgjodha të mos dal më me të. Më acaron, nuk e dua më përballë”, tregoi Gilberta.