Shën Valentini është dita e të dashuruarve, por nuk është festë vetëm për çiftet por edhe për këdo që iu mbush me shumë dashuri. Një gjë të tillë e vërtetoi edhe moderatorja e njohur, Bora Zemani, e cila dje në darkë festoi me mikeshat e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa imazhe ku shfaqet mjaft e lumtur pranë shoqeve dhe tregon se ato ishin Shën Valentini i saj.
Ndërkohë kujtojmë se Bora ka qenë shumë e përfolur këto muajt e fundit, e shkak është bërë lidhja e saj me aktorin e humorit, Donald Veshaj.



