Home ELBASANI SOT  VIDEO/FSHATI KËRÇYK PA RRUGË

 VIDEO/FSHATI KËRÇYK PA RRUGË

23

Banorët kërkojnë ndërhyrje

Në shumë njësi administrative infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshiruar për shkak se në to nuk janë investuar. E njëjta situatë është për banorët e fshatit Kërçyk në njësinë administrative Tregan të bashkisë së Elbasanit.

Sipas asaj që thonë banorët këtu nuk është investuiar më parë dhe kjo rrugë bëhet shpesh e pakalueshme sidomos gjatë dimrit kur ka edhe reshje shiu. Siç duket edhe nga pamjet e filmuara nga operatori Dashamir Qemali rruga nuk ka njohur asnjëhere investime edhe pse ndodhet vetëm 2km nga qëndra e Treganit.

Banorët thonë se kërkesat e tyre për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme por veç premtimeve elektorale nuk kanë parë asnjë investim.

Në këtë fshat jetojnë rreth 250 banorë dhe  fshati ka potencial  për të zhvilluar turizëm por infrastruktura rrugore nuk e mundëson këtë.