“Po kandidoj sepse dua që PD të forcohet , të ndryshojë dhe të ekemi mundësi nesër Edi Ramën.

Fatkeësisht lidershipi i PD po kërkon të kalojë këtë humbje pa asgjë sikur qëndrimi në opozitë për 12 vite nuk është ndonjë problem i madh. Mbase nuk është një probelem i madh i lidershipit por është problem ëpr qytetarët të cilët do të vazhdojnë të vuajnë të jenë pa punë. Mënyra për të forcuar PD është nëpërmjet 4 elementëve kryesorë që unë besoj do ndikojnë

LIstat e Deputetëve, jam i bindur se lista duhet të bëhet nga anëtarët , janë ata që duhet të votojnë se kush duhet të jetë në listë.

Përgjejgësia e liderit të PD jam i bindur se lideri duhet të japë dorëheqje dhe nuk duhet të ketë mundësi me të rikandidojë. Nëse nuk fiton duhet të largohet nga posti i liderit.

Modernizimi i përfshirjes së anëtarësisë nëpërmjet një platforme online, për të marrë mednimin e tyre në lidhje me cështje të ndryshme.

Financimi , të bëhet e qartë si financohet dhe të bëhet shmangia e këtyre financave nga persona të dyshimtë.
Zoti Basha ju premtoi me dhjetëra herë që do rrëzonte Ramën, ju tha se do e rrëzonte nëpërmjet protestave, biojkotit, apo zgjedhjeve, dështoi, por prapë nuk e lëshon karrigen.

E drejtoi partinë sic deshi vetë dhe prapë nuk jep dorëheqjen , justifikohet se zgjedhjet kanë qenë një masakër. Nëse ne mendojmë se humbja erdhi vetëm prej vjedhjes së votave atëherë si mundet ne të njohim zgjedhjet dhe të futemi në parlament.

Sigurisht që ka pasur blerje masive të votës, por arsyeja kryesore është se shqiptarët nuk besuan se ne ishim ndryshe. Nuk besonin të lidershipi. Problemi është se ne i humbëm zgjedhjet sepse nuk na besuan. Duhet të fitojmë besimin e qytetarëve, të elektoratit tonë por edhe të elektoratit gri.”