Ditën e sotme shqiptarët kanë mbajtur një protestë në rrugët e Londrës kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës në Dibër. Projekti është kundërshtuar prej kohësh nga qytetarët dibranë dhe jo vetëm.

Protestuesit i kanë shoqëruar thirrjet e tyre edhe me pankarta të shkruara në anglisht ku kanë kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit që mund të “zhysë” nën ujë gjysmën e trevës historike të Dibrës.

Protesta është organizuar në Londër pasi ditën e sotme dhe të nesërmen është planifikuar mbajtja e ankandit në të cilin, Agjencia “UK Export Finance” dhe Bechtel do t’u prezantojnë furnitorëve të regjistruar në Britani mundësinë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri dhe projekte të tjera.