Home ELBASANI SOT VIDEO/Më shumë investime për zonat periferike

VIDEO/Më shumë investime për zonat periferike

13

Rruga “Theofan Popa” drejtë degradimit

Në rrugën Theofan Popa që lidh dy qëndrat shëndetësore atë të spitalit rajonal me spitalin psikiatrik  nuk është bërë asnjëherë asnjë investim I mirëfilltë për të rehabilituar gjendjen e saj.

 Gjatë ditëve me shi rruga mbushet me gropa me ujë të cilat e bëjnë të vështirë kalimin ketu. Qytetarët të cilët banojnë këtu shprehen për Egnatia news se këtu është vënë dorë për të hedhur zhavorr gjatë fushatave elektorale por kjo “zgjidhje” nuk nuk ka zgjatur shumë pasi rruga vijn të jetë në gjendje jo të mirë.

Të shqetësuar shprehen edhe qytetarët të cilëve u duhet të kalojnë në këtë rrugë për të marrë shërbime në qëndrën spitalore  por për shkak të infrastrukturës përpiqen ta evidentojnë kalimin përgjatë këtij aksi sidomos në ditët me shi.

Bashkia e Elbasanit ka kryer një sërë ndërhyrjesh në pjesën më të madhe të lagjeve të qytetit të cilat tashmë kanë njohur investime pas shumë vitesh .