PUBG ishte një ndër lojërat e para që nisën rrugëtimin e battle royale. Zakonisht lojëra të tilla përfshijnë shumë pak ose aspak elementë driving. Me sa duket këtu do të fillojë pika e kthimit.

PlayerUnknown’s Battlegrounds po bashkëpunon me kompaninë spanjolle prodhuese të motoçikletave, El Solitario, për të shtuar një racing mode me kohë të limituar gjatë muajit qershor, si pjesë e sezonit të 12.

Ky modalitet i ri do të jetë i disponueshëm në hartën Miramar dhe përfshin tipet solo ose squad racing. Nuk do t’ju duhet të prisni shumë për të provuar modalitetin e ri, pasi do të mund ta luani në datat 2-14 qershor në PC dhe 10-21 në consoles.

Nëse jeni të interesuar ku mund ta merrni lojën direkt nga këtu, ose mund të shikoni një teaser të shkurtër rreth sezonit pasardhës në PUBG.