Zyrtarizime nga Spanja në Itali. ″Real Madrid″ njofton nënshkrimin e kontratës së re me sulmues ″Lucas Vasquez″, i cili në fund të muajit dilte lojtar i lirë.

Madrilenët kanë njoftuar se sulmuesi do të jetë pjesë e tyre deri më 30 qershor të vitit 2024. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

E njëjta situatë edhe tek Interi, që pas largimit të trajnerit ″Antonio Conte″ ishte hedhur në kërkim për një tjetër trajner.

″Simone Inzaghi″ i bindi ata, pasi kishte bërë 5 sezone të mira me Lazion. Interi ka nënshkruar me të për dy vite. Ai do të përfitojë 4.5 milion euro në sezon.